Ramiz Kelmendi emërohet zëvendës-kryeministër

foto-1Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka emëruar Ramiz Kelmendin si zëvendës të tij.

Emërimi i Kelmendit, vjen dy ditë pas aderimit të tij në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka marrë vendim për emërimin e Ramiz Kelmendi në postin e zëvendëskryeministrit në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Sot Kelmendi do të dorëzojë mandatin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.