Qytetari denoncon  Ahmet Morinën për shkatërrim të ndihmave humanitare- ‘’çarten’’ drejtorët e Begajt (foto)

Një qytetar i Malishevës ka akuzuar drejtorin aktual të qeverisjes Begaj se ai është përgjegjës për shkatërrimin e ndihmave humanitare.

Në foton që ai ka publikuar shihen thasë me miell të shqyer dhe gjëra tjera ushqimore të shpërndara në një depo.

Qytetari përmes postimit në fb ka thënë se: Krahi i djathtë i haxhi Ragipit ,Ahmet Morina në qeverisjen Begaj ,ja në çfarë niveli ka rënë duke i shkaterruar ndihmat humanitare për familjet skamnore,kjo foto fletë vetë tregonë krimin e llojit të vetë!Kjo është një skandal prej shumë skandaleve të Ahmet Morines drejtorit të urbanizmit në Malishevë.

Mirëpo, ndaj tij kanë reaguar me tone kërcënuese kolegët dhe tezaku i Morinës Vesel Krasniqi drejtor i financave dhe ai i bujqësisë Murat Hoxha.