Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Malishevë: Qytetarët protestuan kundër ndërprerjes së punimeve në rrugën Malishevë-Kijevë (Foto) – Malisheva Press

Malishevë: Qytetarët protestuan kundër ndërprerjes së punimeve në rrugën Malishevë-Kijevë (Foto)

Banorët e fshatrave që jetojnë përgjatë rrugës Kijevë-Malishevë, kanë protestuar në shenjë pakënaqësie, për vonesën e shkaktuar në rregullimin e kësaj rruge, e cila është në përgjegjësi të Ministrisë së Infrastrukturës.

Muaj më parë, Ministria e Infrastrukturës, ka filluar punimet në riparimin e kësaj rruge, por ende nuk ka përfunduar rregullimi i saj. Punimet e ndërprera tash e sa kohë kanë shkaktuar probleme të shumta për banorët që jetojnë në këtë lokacion dhe njëherit kjo ka shkaktuar revolten e tyre ndaj institucioneve përgjegjëse të cilat e kanë neglizhuar këtë rrugë duke lënë në gjendje të tmerrshme.

Protestuesit u shprehen se “nëse brenda 30 ditëve, nuk përfundojnë punimet, atëherë do t’i bllokojnë magjistralet Prishtinë-Pejë dhe Prishtinë Prizren.