Malishevë: Qytetarët kundër kushtëzimit me pagesën e mbeturinave

kontejneriNë mbledhjen e fundit Kuvendi Komunal i Malishevës mori vendim që një pjesë e shërbimeve komunale të kushtëzohen me pagesën e mbeturinave të ndërmarrjes Eko-regjioni.

Kjo ishte hera e tretë që kjo kërkesë u soll në kuvendin komunal, me insistimin e Kryetarit të Komunës, i cili ka qenë i shtyrë nga Nuhi Shala menaxher i kësaj ndërmarrje, mirëpo edhe pse kjo kërkesë u kundërshtua nga një pjesë e opozitës ajo u miratua.

Dokumentet të cilat do tu kushtëzohen tash e tutje qytetarëve nëse ata nuk i shlyejnë borxhet ndaj kompanisë janë: Shërbimet kadastrale, shërbimet e ofruara nga drejtoria për urbanizëm, shërbimet e drejtorisë për shërbime publike, shërbimet e zyrës së prokurimit, si dhe shërbimet që ofrohen nga drejtoria për ekonomi, financa dhe buxhet (tatimi në pronë) si dhe kushtëzimin e taksës komunale për regjistrimin e veturave, në kuadër të Kuvendit Komunal të Malishevës.

MalishevaPress për këtë çështje ka realizuar një sondazh ku 60.78% e qytetarëve janë shprehur se ky vendim është i padrejtë, ndërsa 36.27 prej tyre e konsiderojnë të drejtë, dhe vetëm 2.94% janë shprehur se nuk e dijnë se a është i drejtë apo i padrejtë.

Sondazhi-kushtezimi