Qytetarët e “gozhdojnë” Isa Mustafën (Foto)

isaKryeministri Mustafa, të martën komentoi në lidhje me ndërtimin e murit në urën e lumit Ibër, për të cilin tha se është vepër e strukturave paralele serbe dhe e Beogradit.

Ai tha se kjo çështje po shfrytëzohet edhe për krekosje politike nga disa “këndesa”.

“Gjelat nuk e rrënojnë murin, ata kërndojnë mbi mur. Murin e trajton dhe e rrënon ligji”, u shpreh kryeministri.

Mirëpo ky reagim i Mustafës nuk u prit mirë nga komentuesit në rrjetin social “Facebook”, raporton Periskopi.

Komentuesit i kërkojnë kryeministrit që për murin është mirë të veprojë e jo vetëm të flas.

Të tjerë ia përkujtonin atij, se strukturat paralele serbe i ka në Qeveri.

“Zotri kryminister keto strukturat paralele i keni ne qeveri aty bile e keni edhe zavends kryminister ather pse po i leni me i bo keto vepra te ndyra nese nuk ju ndegjojne heki nga qeverija e sa per gjela ma mire gjela si pule e kamijonit qysh jeni bo ju ma mire e keni te intervenoni me njesiti fit per shkatrrimin e murit ashtu siq patet intervenu ne zyret e vetvendosjes apo ata njesit e keni vetem me i rre shqiptaret ashtu siq keni ber ne kohen e juaj para lufte”, ka shkruar njëri ndër komentuesit.

Ata kanë kritikuar Mustafën se është duke folur si të ishte opozitë e jo kryeminsitër i vendit.

Pasi nuk është parandaluar ndërtimi i këtij muri, qytetarët kanë kërkuar edhe dorëheqjen e Isa Mustafës. /Periskopi/

232323245isa-isaisa-2isa