QKMF-ja në Malishevë i bashkohet grevës së punëtoreve shëndetësorë

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Malishevë në faqen e saj në FB ka njoftuar opinionin se të enjten  Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës shpall Grevë të përgjithshëm 24 orësh në gjitha Institucionet Shëndetësore të Republikës së Kosoves.

Më poshtë e keni njoftimin e plotë:

Njoftim:

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës gjegjësisht punëtorët shëndetësor në Republikën e Kosovës nesër me datë 27.04.2017 e Enjëte shpallin Grevë të përgjithshëm 24 orësh në gjitha Institucionet Shëndetësore të Republikës së Kosoves, gjatë kësaj kohe do të punojë vetëm njësia me rëndësi vitale (Emergjenca).

Greva jonë përveç kërkesave për përmirësim dhe rritjen e mirëqenies së punëtorëve shëndetësorë ka të bëjë edhe me përmirësimin e cilësisë të shërbimit ndaj popullatës tonë”.

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës lut opinionin e përgjithshëm që të na mirëkuptoj dhe ditën e Grevës mos të paraqitën ata që nuk kanë nevojë urgjente për shërbime shëndetësorë.