QKMF-ja ishte destinacioni i sotëm i kandidatit të PDK-së Mursel Gashi (foto)

 Gashi sot ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare të Malishevës ku është pritur nga drejtuesit e këtijj institucioni shëndetësor.

Gashi ishte i shoqëruar nga zv.ministri Fatmir Shurdhaj, anëtari i kryesisë Gëzim Krasniqi

Ai ka thënë se prioritetet e tij do jenë avancimi i mjekësisë familjare, sistemit informativ shëndetësor (SISH), zgjerimi i kapacitetit të punës me ndërtimin e Qendrës së Emergjencës të mbetur në themele, ndërtimi i QMF-ve në fshatrat në nevojë, furnizimi me barna esenciale e material tjetër shpenzues dhe planifikimi i buxhetit nga vet QKMF.