Qeverisja Begaj, 36 mijë euro në dreka zyrtare

Komuna e Malishevës e drejtuar nga Ragip Begaj, nuk është treguar kursimtare me buxhetin e shtetit.

Mijëra euro janë shpenzuar nga kjo Komunë për shërbime të ndryshme, duke përfshirë mbushjet telefonike, karburantët për vetura, e shpenzimet për udhëtime jashtë vendit, shkruan Indeksonline.

Paratë më të mëdha janë shpenzuar në karburantet për vetura. 44 mijë e 115 euro janë shpenzuar vetëm për këtë shërbim.

As në shtrimin e drekave zyrtare, Komuna e Malishevës nuk është treguar “dorëlirë”. 36 mijë e 545 euro janë shpenzuar në dreka zyrtare.

Në raportin financiar të Komunës së Begajt, të cilin e ka siguruar Indeksonline, thuhet se vetëm për udhëtimet brenda vendit janë shpenzuar jo më pak se 14 mijë e 824 mijë euro.

Ndryshe 7 mijë e 585 euro janë shpenzuar për udhëtimet jashtë vendit.

12 mijë e 110 euro është shuma që zyrtarët komunal të Malishevës, kanë shpenzuar në telefonë.

Për të regjistruar e siguruar automjetet janë shpenzuar 15 mijë e 869 euro. Furnizimet me ushqim e pije brenda institucionit ku punojnë, zyrtarëve komunal u kanë kushtuar 19 mijë e 282 euro.

Furnizimi me veshmbathje kap shifrën e 10 mijë eurosh. Për vendime të gjykatave Komuna e Malishevës ka shpenzuar 28 mijë e 782 euro.

Mirëpo nëse krahasohen shpenzimet e komunës së Malishevës përgjatë dy viteve, i bie që Komuna e Malishevës ka ulur shpenzimet buxhetore për vitin 2016, ndryshe sa i kishte në vitin 2015, ku shuma totale arrinte në 794 mijë euro. /Indeksonline/