Qeveria zhyt vendin në borxhe

qeveriaQeveria e Kosovës ka dhënë prova se rritjen rekorde të buxhetit vjetor e mbështet në borxhe dhe jo në të hyrat e brendshme.

Të mërkurën, ka aprovuar tri marrëveshje huaje, në vlerë prej 158 milionë eurosh, shkruan sot Koha Ditore.

Ekzekutivi e ka proceduar për ratifikim në Kuvend Marrëveshjen për bashkëpunim financiar me Qeverinë e Austrisë. Ajo i mundëson Qeverisë së Kosovës të marrë hua deri në 30 milionë euro për investime kapitale, me afat kthimi prej 15.5 vjetësh dhe me 4 vjet grejs periudhë. Norma e interesit për këtë hua është 0 për qind. E projektet që pritet të financohen përmes kësaj marrëveshjeje kanë të bëjnë me trajtimin e ujërave të zeza, furnizimin me ujë të pijshëm, projekte në shëndetësi, arsim, bujqësi dhe në fusha të tjera.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)