Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Qeveria ul rrogat në PTK për 40 për qind – Malisheva Press

Qeveria ul rrogat në PTK për 40 për qind

Qeveria e Kosovës ka vendosur që pagat e punëtorëve të Postës dhe Telekomit të Kosovës të ulen për 40 për qind. Vendimi i ekzekutivit kosovar vjen pas fitores në arbitrazh kundër kompanisë Axos, e cila kërkonte dëmshpërblim qindra miliona euro.

Vendimi i ekzekutivit kosovar vjen pas fitores në arbitrazh kundër kompanisë Axos, e cila kërkonte dëmshpërblim qindra miliona euro, njofton Klan Kosova.
Kompania Axos e pati paditur Kosovën për anulimin e privatizimit të 75 për qind të aksioneve të PTK-së.

Procesi i privatizimit të Postës dhe Telekomit të Kosovës kishte nisur në vitin 2010.
Tre vjet më vonë, në prillin e vitit 2013, Axos ishte shpallur fituese pasi kishte ofruar 277 milionë euro për blerjen e 75% të aksioneve në Vala e Telekom.

Por Kuvendi i Kosovës nuk ia dha dritën jeshile raportit të Qeverisë për shitjen e PTK-së, pasi ishte opozita ajo që e kundërshtonte fort këtë proces duke bojkotuar disa herë edhe seancat.

ACP Axos Capital GmbH bëri padinë më 4 qershor të vitit 2015 në Gjykatën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve Investive (ICSID).