Qeveria shtyn mbledhjen për demarkacionin

qeveriaEdhe pse Qeveria e Kosovës, ka paraparë që në mbledhjen e nesërme si pikë e rendit të ditës të jetë demarkacioni, kjo mbledhje nuk do të mbahet, pasi që është shtyrë për një ditë tjetër, me kërkesë të kryeministrit Isa Mustafa.

Burime të KosovaPress, bëjnë të ditur se vendimi për shtyrjen e mbledhjes së Qeverisë e cila është paraparë të mbahet nesër, është bërë para pak minutash, me kërkesë të kryeministrit.

“Ka qenë si pikë e rendit të ditës dhe Demarkacioni. Por para dhjetë minutave me kërkesë të kryeministrit, mbledhja e Qeverisë është shtyrë për një ditë tjetër. Nesër nuk do të mbahet”, thonë burime të kp-së brenda Qeverisë së Kosovës.