Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Qeveria pritet ta shesë qymyrin pa ia ditur çmimin – Malisheva Press

Qeveria pritet ta shesë qymyrin pa ia ditur çmimin

thengjilliQeveria e Kosovës ende nuk i ka bërë zgjidhje furnizimit me qymyr të termocentralit të ri me kapacitet prej 600 megavatesh.

As Qeveria e as KEK-u nuk i kanë bërë studimet e nevojshme për hapjen e mihjes së re, që njihet si “Sibovci i Madh” që do ta furnizonte me qymyr termocentralin e ri, shkruan sot Koha Ditore.

Në mungesë të studimeve të nevojshme për cilësinë e linjitit, për investimet e nevojshme për funksionalizimin e mihjes nuk dihet as çmimi që pronari i termocentralit të ri do t’ia paguajë shteti për një ton qymyr.

Kostoja e pagesës së qymyrit është njëra nga pikat që do të përcaktojë çmimin e energjisë së prodhuar në termocentralin e ri, e të cilin në fund e paguan qytetari i Kosovës, përcjell koha.net.

Qeveria e Kosovës po planifikon të nënshkruajë marrëveshjen për furnizim me qymyr me kompaninë që do të ndërtojë termocentralin e ri pa e përcaktuar çmimin, elementin kryesor të secilës kontratë për shitblerje.