Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Qeveria në krizë, Matoshin e porosisin që t’i lutë deputetët e pavarur për vota të demarkacionit – Malisheva Press

Qeveria në krizë, Matoshin e porosisin që t’i lutë deputetët e pavarur për vota të demarkacionit

Edhe pse seanca për votimin e Demarkacionit është caktuar të mbahet sot në ora 11:00, si duket pozita ende nuk i ka siguruar votat.

Shefi i zyrës për informim në Qeverinë Haradinaj, Halil Matoshi, sot u ka bërë thirrje Grupit të Deputetëve të Pavarur (GDP) të votojnë këtë marrëveshje, raporton Periskopi.

Matoshi vlerëson se kjo është mënyra që ata ta arsyetojnë largimin nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Krahu i moderuar që u shkëput nga Lëvizja Vetëvendosje, Ymeri, Molliqaj, Sejdiu, Gorani etj. nuk e kanë asnjë arsye sot, as morale dhe as ideologjije, për të mos e votu demarkacionin. Ku grupim politik (deputetë të pavarur) duhet ta justifikojë para qytetarëve daljen nga organizata e Albin Kurtit, me sjellje të përgjegjshme dhe profil politik qytetar!Nëse mbetët peng i ideologjisë revolucionare dhe “Jo” – së ndaj të gjitha proceseve që po kalon vendi, atëherë ky grup deputetësh që nesër mund të bëhet parti politike, do të vuaj i eklipsuar nga organizata amë dhe nuk do të ketë ofertë politike për qytetarët, por do të mbetët kopje e zbehtë e Lëvizjes”, ka shkruar Matoshi, në një publikim të bërë në rrjetin social Facebook.

“Jepni krahë Kosovës”, u ka thënë në fund Matoshi atyre, duke shprehur mendimin se vota pro Demarkacionit do t’i largojë ata nga konspiracioni në realpolitikë.

Seanca për votimin e Demarkacionit pritet të vazhdojë sot nga ora 11:00, pasi seanca e djeshme përfundoi në mesnatë pas një debati të zgjatur në mes të deputetëve. /Periskopi/