Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Qeveria ndër institucionet më të korruptuara në vend – Malisheva Press

Qeveria ndër institucionet më të korruptuara në vend

qeveria

Ndër institucionet më të korruptuara në vend është Qeveria, Kuvendi, Gjykatat, Prokuroria, Qeveria komunale etj., kurse, niveli më i ulët i korrupsionit mbetet në FSK.

Në vitin 2014 rreth 23 për qind të qytetarëve të Kosovës u është kërkuar korrupsion(ryshfet) për qasje në shërbime publike, ndërsa krahasuar me periudhën e vitit 2016, është rritë kjo dukuri nga 23 në 24 për qind.

Kështu u tha gjatë publikimit të raportit nga RIINVEST për vlerësimin e korrupsionit në Kosovë.

Sipas këtij raporti, rreth 48 për qind e qytetarëve në Kosovë janë të përfshirë në korrupsion për të kryer shërbime në administratë publike. Forma e korrupsionit është njëjtë sikur në rajon. Kosova në rajon prin pas Shqipërisë për korrupsion, kurse vendet tjera të rajonit renditen pas Kosovës.

Drejtori ekzekutiv i Institutit Riinvest, Lumir Abdixhiku, tha se vëzhgimi i mjedisit të korrupsionit dhe krijimit të politikave për luftimin e tij mbetet prioritet edhe i shoqërisë.

Sipas tij, perspektiva, ndonëse e largët për anëtarësimin në Bashkimin Evropian i jep Kosovës një kornizë udhëzuese për rrugëtimin që duhet ndjekur.

Megjithatë ai tha se janë aktorët lokal ata mbi të cilët qëndron përgjegjësia për luftimin e korrupsionit.

Abdixhiku tha se korrupsioni kërcënon seriozisht barazinë në treg në sektorin privat, investimet, qasjen në shërbimet publike, dhe mbi të gjitha, sipas tij, sundimin e ligjit për mos zbatimin e dënimeve.

“Mungesa e suksesit në çrrënjosjen apo zvogëlimin në masë të dukurisë së korrupsionit do të vazhdon t’i shkakton dëme enorme ekonomike Kosovës. Këto dëme ekonomike që po preken në fundamentin e shoqërisë tonë, kërcënojnë seriozisht nivelin e barazisë në konkurrueshmërinë në treg, një pengesë e vazhdueshme e sektorit privat…. Kërcënojnë nivelin e investimeve në vend, kërcënojnë qasjen mbi shërbimet publike dhe sendimentin pozitiv për zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës. Dhe mbi të gjitha me shumë rëndësi sundimin e ligjit dhe dënimit të mos zbatimit të tij”, theksoi Abdixhiku.

Përfaqësuesi special për sundim të ligjit pranë zyrës së BE-së në Kosovë Cezary Michalczuk, tha se korrupsioni është i pranishëm në Kosovë, por ai ka kërkuar ndryshimin e Kodit Penal që fuqizon më shumë luftën ndaj korrupsionit.

Ai duke vlerësuar se korrupsioni është i pranishëm në Kosovë, dha disa kritika institucioneve përkatëse për luftën ndaj korrupsionit, i cili tha se Agjencia Kundër Korrupsionit duhet të jetë më e rreptë se tani për bashkëpunim me Prokurorinë, Policinë ATK, Doganën.

LEXO:  Korrupsioni më i ultë në FSK

Ai tha se BE ka mbështetur dhe do të vazhdojë t’i përkrahë institucionet përkatëse nëpërmjet projekteve të IPA-së.

“Agjencia nuk është aq e fuqishme sipas mendimit tonë, ne do të insistojmë në përmirësimin e rezultateve dhe numrit të rasteve të ndjekura penalisht… Ne po ashtu do të promovojmë procesin e transparencës sa i përket nominimit ose emërimit të anëtarëve të bordeve nëpër kompani publike dhe nëpër agjenci shtetërore…. Sa i përket çështjes së EULEX-it, iu ka kufizuar mandati i tij deri në vitin 2018, megjithatë EULEX nuk do të ketë mundësi që të hap ndonjë rast të ri, përveç në rrethana të jashtëzakonshme… Pretendimet për korrupsion sa i përket EULEX-it janë të bazuara sipas mediave, mirëpo deri më tani asgjë e dëshmuar”, tha Michalczuk.

Por, në fund ai vlerësoi se korrupsioni duhet vlerësuar në bazë të realitetit e jo sipas perceptimeve.

Kurse, zëvendës kryeprokurorja e Shtetit, Sevdije Morina tha se institucioni i Prokurorit të Shtetit, i ka kushtuar rëndësi të madhe dhe prioritet absolut luftës ndaj korrupsionit, duke u nisur prej faktit se është një fenomen i përhapur, dhe se korrupsioni është një e keqe që po i kanoset vendit.

Ajo tha se përpjekjet e institucionit të Prokurorit të Shtetit, janë të vazhdueshme, një ndër to është krijimi i një Njësiti të posaçëm në kuadër të Prokurorisë Themelore të Prishtinës të përbërë prej 10 prokurorëve për hetimin dhe ndjekjen e korrupsionit.

“Deri tani mund të them se janë shënuar rezultate të dukshme, janë ngritë një varg akuzash dhe mund t’ju përmendi 56 aktakuza në Prokurorinë Themelore të Prishtinës në gjashtë mujorin e parë të këtij viti. Pesë të tjera janë aktakuza për hetime dhe 39 aktakuza i kemi nga Prokuroria Speciale, e cila ka kompetencën ligjore për ndjekjen e korrupsionit të nivelit të lartë… Shtimi i numrit të prokurorëve është nevojë urgjente”, tha Morina.

Në cilësinë e panelistit, i pranishëm ishte edhe Andrew Rusell, koordinator dhe përfaqësues rezident për Kosovë – UNDP.

Sipas tij, korrupsioni është një sistem më shumë se sa një akt që dikush kryen. Prandaj, dështimi për të kuptuar ndërlidhjen mes faktorëve të ndryshëm të sistemit, është dështim për ta adresuar atë.

Në pjesën e fundit të tryezës, pjesëmarrës të shumtë diskutuan rreth shkallës së korrupsionit në Kosovë, dhe mënyrave për ta luftuar atë