Qeveria ndan 30 mijë euro për shërimin e Bujar Bukoshit

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka marrë vendim për ndarjen e 30 mijë eurove për mbulimin e shpenzimeve të shërimit të ish-kryeministrit në ekzil, Bujar Bukoshi.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar nga ministrat e tij që të jenë të pranishëm në seancë në të cilën do të diskutohet buxheti.

“Është mirë që të jeni në Kuvend që të debatoni për buxhet. Është mirë të jeni në seancë. Iu lus sepse mire është që ministrat me qenë sidomos kur diskutohet buxheti dhe flasin deputetët”, tha ai, raporton KP.

Qeveria gjithashtu ka miratuar kërkesën e Ministrisë së FSK-së për dërgimin e kontingjentit të FSK-së në operacion humanitar në Republikën e Shqipërisë.