Qeveria kompenson vetëm 25 për qind të dëmeve nga vërshimet

qeveriaQeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për shpronsim të pronave, të cilat preken nga ndërtimi i autostradës R6 Prishtinë – Hani i Elezit.

Siç transmeton TV Arta, në mbledhjen e sotshme të Qeverisë po ashtu u vendos të shpronësohen për interes publik pronat e paluajtshme të pronarëve të interesit, të cilat preken nga ndërtimi i ndërtesave të përhershme të menaxhimit të integruar të kufirit IBM pika kufitare në Merdare dhe Bërnjak.

Qytetarët që kanë pësuar nga vërshimet e fundit në janar të këtij viti dhe u janë dëmtuar kulturat bujqësore nuk do të marrin shumë kompensime. Qeveria e Kosovë do të kompensojë vetëm 25 për qind të dëmeve.

Në mbledhjen e sotme ministri i Bujqësisë Memli Krasniqi bëri me dije se janë ndarë një shumë prej 159 mijë eurove. E Ministri i Financave Avdullah Hoti kërkoi që fermerëve t’u kompensohet 50 për qind e shumës së dëmeve

Por kjo kërkesë nuk u mor parasysh dhe vendimi mbeti me vetëm 25 për qind.

Qeveria po ashtu ka marrë vendim dhe për ndarjen e mjeteve prej 24 mijë euro për shënimin e festës memoriale të komunitetit turk të Kosovës, e cila do të shënohet më 23 prill.