Qeveria ia fali katër hidrocentrale konsorciumit “Çalik-Limak”

hidrocentraliQeveria e Kosovës ia kishte falur katër hidrocentrale konsorciumit turk “Çalik- Limak”, shkruan sot Koha Ditore.

Këto hidrocentrale, që ishin pronë publike, janë shitur së bashku me Distribucionin dhe Furnizimin në vitin 2012, për një shumë prej 26.3 milionë eurosh. Në tri nga katër hidrocentralet e privatizuara, koncesionari ka investuar rreth 10 milionë euro për rivitalizimin e tyre.
“Çalik-Limak” sipas kontratës për shitblerje me Qeverinë, është pronare e katër hidrocentraleve që së bashku kanë një kapacitet të instaluar prej 11 megavatesh. Përfshirja e tyre në procesin e privatizimit ka qenë jotransparente dhe është mbajtur e fshehur nga publiku.