Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Qeveria dorëzohet përballë Listës Serbe – Malisheva Press

Qeveria dorëzohet përballë Listës Serbe

qeveriamustafaQeveria e Kosovës është zmbrapsur nga synimi për ta kthyer me Kushtetutë Forcën e Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili në deklaratat e mëhershme ishte shprehur optimist se do të gjejë mbështetje për këtë tek partneri serb në koalicionin qeverisë, Lista Serbe, tani ka paralajmëruar se në rast të mungesë së “mirëkuptimit” për amendamente kushtetuese, Qeveria do të procedojë me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për FSK-në, shkruan sot Koha Ditore.

Analistë dhe përfaqësues të opozitës këtë veprim e kanë cilësuar si dorëzim të kryeministrit përballë Listës Serbe.

Fisnik Korenica, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politika, ka thënë për “Kohën Ditore” se Qeveria para se ta procedojë ligjin duhet të pranojë publikisht dështimin e saj për ta transformuar FSK-në në FAK përmes ndryshimeve kushtetuese.

Ndërkaq për opozitën, Qeveria e Kosovës ka hequr dorë qysh moti nga themelimi i Forcave të Armatosura. Anëtari i Komisionit për Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë, Rexhep Selimi, ka theksuar se formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës nuk mund të bëhet pa ndryshime substanciale të Kushtetutës së vendit.

Ndërkaq, shefja e Grupit parlamentar Nisma për Kosovën, Valdete Bajrami, ka theksuar se kjo zmbrapsje e kryeministrit dhe e Qeverisë duke qenë e dirigjuar prej Listë Serbe, dëshmon se kryeministri aktual është në gjendje të bëjë çdo gjë vetëm e vetëm të mos ia prish disponimin Listës Serbe e Beogradit.