Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Qeveria bëri hap të madh drejt bosnjëzimit të Kosovës, thotë Ymeri – Malisheva Press

Qeveria bëri hap të madh drejt bosnjëzimit të Kosovës, thotë Ymeri

visar ymeriKreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, ka thënë se I tërë procesi i bisedimeve në Bruksel ka qenë i pabarabartë, rrjedhimisht i padrejtë, me karakter asimetrik ndaj Kosovës.

Ai në një status në profilin e tij në Facebook, ka thënë se nuk ka se si të dalë ky proces dialogu, i tillë çfarë është, në dobi të Kosovës, e aq më pak ta afirmojë shtetësinë e Kosovës.

“Prapë e njëjta metodë nga po e njëjta Qeveri sikur ajo e kaluara: koncesione të dëmshme e të rrezikshme ndaj Serbisë, gënjeshtër e mostransparencë për marrëveshjet, keqpërdorim flagrant e i turpshëm i parasë publike drejt rritjes së pronës private, keqpërdorim i aparatit shtetëror për heshtje të kritikës e protestës, shenjtërim i pronës së Liderit”, ka thënë Ymeri.
“Zajednica nuk ka qenë OJQ as në marrëveshjen e prillit të vitit 2013, e lëre më tash me këtë detajizim të kompetencave të saj. Në të vërtetë i tërë ky alarmim i përfaqësuesve të Qeverisë e të shërbyesve të pushtetit flet në vete për hapin e madh që sot Qeveria e Kosovës e bëri drejt bosnjëzimit të Kosovës”.

Sipas Ymerit, sa herë që bëhen koncesione të dëmshme dhe shtet-rrënuese ndaj Serbisë na del dikush nga aparati shtet-parti e flet për atë se si Kosova mund të bashkohet me Shqipërinë.
“Zajednica në vete përbën kurorëzim të ndarjes së Kosovës në vija etnike. Kështu ajo o refuzohet në tërësinë e saj, me cilëndo formë që merr, ose pranohet si parim dhe praktikë e një Kosove pa republikë e pa perspektivë zhvillimi. Qeveria e ka pranuar Zajednicën. Këta matrapazë negociatorë të udhëhequr nga kryematrapazi Isa Mustafa, janë ata që po e vjedhin pasurinë e qytetarëve për ta shndërruar atë herë në të mirë materiale të djemve e vëllezërve të tyre, e herë në pronë publike të strukturave ilegale të Serbisë”, ka thënë Ymeri.

Ymeri ka thënë se e refuzojnë atë në tërësinë e saj, edhe si parim edhe si praktikë, dhe do ta kundërshtojmë jetësimin e saj në secilin rast dhe secilën instancë.