Qendra e Kompetencës në Malishevë, të premten organizon panairin edukativ-arsimor

Qendra e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” në Malishevë, këtë të premte për herë të pestë do të organizojë panairin tashmë të njohur “Dyert e hapura të shkollës”. Ky panair është i rëndësishëm dhe me karakter edukativo- arsimor, kulturor dhe tradicional. Në kuadër të këtij panairi prezantohen profilet (drejtimet) profesionale në këtë shkollë. Përmes aktiviteteve të ndryshme, në kuadër të këtij panairi prezantohen kushtet dhe mundësitë që ju ofrohen nxënësve të cilët ndjekin mësimet në Qendrën e Kompetencës. Ky panair përveç karakterit edukativo- arsimor, ka edhe karakter kulturor ngaqë në këtë ditë prezantohen edhe një serë aktivitetesh me ushqime tradicionale shqiptare. Një ditë e tillë mund t’u shërbej jashtëzakonisht shumë nxënësve të krasëve të 9- ta sepse mund të njihen me profilet që ka shkolla, andaj që nga tani mund të vendosin për profilin përmes të cilit do të ndërtojnë të ardhmen. Panairi i 5-të, tashmë tradicional i organizuar nga Qendra e Kompetencës, do të jetë i hapur më datë 05 maj 2017 nga ora 9:00 deri në orën 15:00.