PZAP ia shuan shpresat PDK’së për Prizrenin dhe LDK’së për Prishtinën

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i ka shqyrtuar dhe vendosur të gjitha apelet e paraqitura kundër vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve komunale të 22 tetorit dhe për Raundin e Dytë për kryetar të Komunave të mbajtura më 19 nëntor.

PZAP-it lidhur me apelet e  paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vendosur si në vijim:
  1. a)     Apeli për komunën e Prishtinës një pjesë e apelit është hedhur si  e palejueshme dhe një pjese e apelit është refuzuar si i pa bazuar,
  2. b)    Apeli për komunën e Dragashit është refuzuar si i pa bazuar,
  3. c)      Apeli për komunën e Kamenicës  është hedhur si  i pasafatshëm .

PZAP-it lidhur me apelet e  paraqitura nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka vendosur si në vijim:

  1. a)     Apeli për komunën e Prizrenit  është hedhur si  i palejuar,
  2. b)    Apeli për komunën e Rahovecit një pjesë e apelit është hedhur si  e palejueshme dhe një pjesë e apelit është refuzuar si i pa bazuar,
  3. d)    Apeli për komunën e Klinës është hedhur si  i palejuar.

Apeli i paraqitur nga kandidati i pavarur për kryetar të komunës së Shtimes është hedhur si  i palejuar.

Kundër këtyre vendimeve është e lejuar ankesa brenda njëzetekatër (24) orëve nga momenti  i pranimit të vendimit nga pala ne Gjykatën Supreme të Kosovës. Gjykata Supreme duhet te vendos lidhur me ankesat brenda 72 orëve.