Pushteti e opozita larg konsensusit për demarkacionin

foto 2

Autorët dhe kundërshtarët e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi kanë rastin t’i përplasin argumentet e tyre, në një konferencë shkencore të thirrur për datën 3 gusht nga Kryesia e Kuvendit. Të parët gëzojnë mbështetjen e pushtetit e të dytët të opozitës.

Por taborët janë larg një kompromisi për pikat e kufirit me fqinjin verior.

Qeveria ka dështuar t’i qëndrojë pas zotimit për ta proceduar në Kuvend Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi. Kjo për shkak se PDK-ja donte paraprakisht organizimin e një debati. Kryesia e Kuvendit ka caktuar për datën 3 gusht një tryezë shkencore për çështjen e kufirit, shkruan Koha Ditore.

Vendimit të Kryesisë i ka duartrokitur AAK-ja, parti opozitare që më së zëshmi e ka kundërshtuar vijën kufitare me fqinjin perëndimor.

Megjithëkëtë, ata që kanë ndërmjetësuar disa takime pushtet-opozitë kanë konstatuar se palët janë larg konsensusit për demarkacionin dhe kanë paralajmëruar aktivitete që synojnë përafrimin e qëndrimeve mes tyre.