Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Pushtetarëve u ka hyrë frika në palcë nga peticioni – Malisheva Press

Pushtetarëve u ka hyrë frika në palcë nga peticioni

Pushtetarëve u ka hyrë frika në palcë nga peticioni

Sipas analistëve, në Kosovë ka tendenca të injorimit të këtij peticioni, të cilin e kanë nënshkruar mbi 200 mijë qytetarë, gjë që mund të ketë pasoja të rrezikshme që po shpërfaqen nga refuzimi i dy partive në pushtet, vetëm për faktin se ato e kanë kapur shtetin me arrogancën e numrave që i kanë

Dërgimi në Kuvend i peticionit me nënshkrimet e qytetarëve të Kosovës kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe kundër Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, në dëm të territorit të shtetit të Kosovës, dhe shpërfaqja e arrogancës së pushtetit që ai material të mos futet në Kuvend, nga njohësit e sundimit të ligjit dhe analistët politikë është parë si një frikë e pushtetit pa legjitimitet.

Ata kanë thënë se ky pushtet nuk e ka fuqinë e përballjes më zërin kundërshtues të qytetarëve, shkruan Kosova Sot.

Analistët politikë dhe njohësit e sundimit të ligjit konsiderojnë se tani, kur fushata e mbledhjes së nënshkrimeve ka përfunduar, dhe gjithçka është bardhë e zi e dokumentuar në letër para ligjvënësve kosovarë, pushteti i frikësohet trajtimit të peticionit të qytetarëve, prandaj nuk ka qenë aspak e rastësishme shpërfaqja e arrogancës ndaj futjes së peticionit nga opozita në Kuvend.

Me këtë kundërshti, del në sipërfaqe frika që ka nisur t’i hyjë këtij koalicioni mashtrimtar dhe gënjeshtar nga qytetarët, të cilët çdo ditë e më tepër po tregojnë shenja të pakënaqësisë së rritur e definitive ndaj kësaj qeverisjeje të kapur nga korrupsioni e krimi i organizuar. /Kosova Sot