Punëtori mysliman i stadiumit nuk lejoi hyrjen e terroristit brenda

hyrja_stadium

Një punëtor sigurimi i stadiumit kombëtar “Stade de France” është vlerësuar si hero, pasi që besohet se ka parandaluar tragjedinë e jashtëzakonshme brenda stadiumit.

Punëtori mysliman që ka dashur të identifikohet vetëm si Zouheir, ka thënë se nuk e ka lejuar një person të hyjë brenda pasi që ka dedektuar se kishte eksplozivë në trup, raporton KTV.

Sipas rrëfimit, ky person kishte tentuar të hyjë në stadium 15 minuta pas fillimit të ndeshjes miqësore Francë – Gjermani.

Pak kohë pasi është kthyer mbrapsht, terroristi e ka aktivizuar eksplozivin duke bërë vetëvrasje.

Rrëfimin e ka konfirmuar edhe një pjesëtar i policisë që ka konfirmuar se qëllimi ishte që eksplozivi të detonohej brenda në stadium.