Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Punëtorët e KEK-ut formojnë sindikatë të re, përmendin keqpërdorimet – Malisheva Press

Punëtorët e KEK-ut formojnë sindikatë të re, përmendin keqpërdorimet

sindikata kek

Pakënaqësitë në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) dhe mosfunksionimi i sindikatës së punëtorëve në këtë korporatë në mënyrë të duhur, kanë shtyrë punëtorët që të formojnë një sindikatë të re për mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe anëtarësimin e kësaj sindikate në Bashkimin e Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).

Drejtues të Sindikatës së Re gjatë një konference për medie në ambientet e BSPK-së theksuan se arsyeja e kërkesës është që të anëtarësohen në BSPK dhe të bëhen të plotfuqishëm me të gjitha të drejtat, sikur sindikatat e tjera për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.

Kryetari i Sindikatës së Re, Xhemajl Gërguri, i cili është zgjedhur kryetar i sindikatës më të re në KEK, ka drejtuar kritika të mëdha në drejtim të sindikatës së vjetër, Sindikatës së Pavarur të Elektro-Ekonomisë së Kosovës (SPEK), duke thënë se ajo nuk ka mbrojtur interesat e punëtorëve dhe ka dyshime për keqpërdorime brenda saj dhe mostransparencë të plotë.

Sipas tij, ka shkelje të të drejtave të punëtorëve në KEK nga më të ndryshmet. Ai ka veçuar mosaplikimin e Marrëveshjes kolektive dhe mospunësimin e punëtorëve të rinj në këtë korporatë. Kurse, në rast të mosimplementimit të kësaj Marrëveshje, sindikalistët kanë paralajmëruar se do të ndërmarrin masa.

Kurse, nënkryetari i BSPK-së, Avni Ajdini, tha se do të shqyrtohet kërkesa e tyre dhe shumë shpejt do të përfshihen si Sindikatë e re nën juridiksionin e BSPK-së.

Drejtues të Sindikatës së Re, të themeluar një javë më parë, bënë me dije se në këtë sindikatës janë anëtarësuar rreth 60 për qind e punëtorëve ose mbi një mijë punëtorë dhe presin përkrahjen e BSPK-së që t’i fusë nën ombrellën e saj