Punëtorët e Al Petrol-it rrahen mes vete!

al-petroll-848x478Dy punëtorët e kompanisë së derivateve, “Al-Petrol” në Prishtinë, gjatë ditës së djeshme janë rrahur mes vete.

Sipas dëshmitarëve nga vendi i ngjarjes, menaxheri i kësaj pompe dhe një punëtor janë përfshirë në një rrahje, raporton gazetablic.com

Siç ka mësuar “Gazeta Blic” vonesa në punë e punëtorit, dyshohet të ketë qenë arsye pse menaxheri ka filluar ta sulmoi atë fizikisht.

“Punëtori është vonuar në punë më shumë se 30 minuta dhe në momentin kur ka ardhur në vendin e punës ka filluar një kacafytje në mes punëtorit dhe menaxherit, deri sa ky i fundit e ka goditur fizikisht punëtorin. Rrahja e tyre ka zgjatur për 3 – 4 minuta”, ka thënë ky dëshmitar në kushte anonimiteti për “Gazeta Blic”
Në lidhje me këtë ngjarje “Gazeta Blic” ka kontaktuar edhe Florije Ahmetin, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, por nuk ka marrë ende ndonjë përgjigje nga ajo.