Publikohen 22 premtimet e Ragip Begajt për këtë mandat: Ja cilat janë ato (dokument)

Janë publikuar premtimet zyrtare të kryetarit të komunës së Malishevës Ragip Begaj për mandatin e tij të dytë qeverisës.

Këtë e ka bërë Instituti GAP i cili ka publikuar premtimet e të gjithë kryetarëve të komunave të Kosovës

Klikoni në linkun e mëposhtëm për ti lexuar premtimet e kryetarit Begaj.

PREMTIMET E RAGIPIT PËR MANDATIN E DYTË

 

  • Arsim
    • Ndërtimi i çerdhes së dytë me kapacitet për 80 fëmijë, projekt i cili pritet të përfundojë në vitin e dytë të mandatit (më shumë)
    • Ndërtimi i tri shkollave të reja në fshatrat Ponoc, Gurbardhë dhe Malishevë (më shumë)
    • Ndërtimi i kabineteve nëpër shkolla (më shumë)
    • Ndërtimi i fushave sportive në shkollat ku kanë mungesë të tyre (më shumë)
    • Renovimi dhe rregullimi i oborreve të shkollave (më shumë)
  • Bujqësi
    • Ndarja e 3 milion eurove për bujqësi; (më shumë)
    • Mbështetje për të gjitha klubet sportive të Malishevës (më shumë)
  • Ekonomi
    • Mbështetje bizneseve të cilat punësojnë qytetarë të komunës (më shumë)
    • Krijimi i kushteve për investitor të brendshëm dhe të jashtëm; (më shumë)
    • Rritja e të hyrave komunale për 10% (më shumë)
  • Infrastrukturë
    • Asfaltimi i të gjitha rrugëve të mbetura; (më shumë)
    • Ndërtimi i 130 km kanalizim për katër vitet e ardhshme; (më shumë)
    • Ndërtimi i impiantit për ujërat e zeza në fshatin Bubël me anë të donacioneve nga BE dhe nga Qeveria e Kosovës (më shumë)
    • Ndërtimi i sallave të sportit në fshatin Drenoc; (më shumë)
    • Rregullimi i digës në liqenin artificial në vitin 2018; (më shumë)
    • Ndërtimi i shtratit të lumit “Mirusha” deri në fshatin Banjë përmes donacioneve; (më shumë)
    • Ndërtimi i një parkingu në Malishevë (më shumë)
    • Krijimi i grupeve të ekspertëve për përpilimin e katër projekteve për marrjen e donacioneve nga IPA. (më shumë)
  • Shëndetësi
    • Mirëmbajta dhe renovimi i QMF-ve (më shumë)
    • Vazhdimi i mbështetjes së personave të cilët janë në hemodializë duke u siguruar transportin falas deri në Prizren (më shumë)
  • Sociale
    • Ndërtimi i 20 shtëpive për familje skamnore (më shumë)
    • Vazhdimi i projektit për transport falas për nxënësit me raste sociale (më shumë)