Pse u shty nga Nisma hapja e shkollës në Berishë me 1 shtator dhe a gënjeu Begaj? (dokument)

Përmes një njoftimi Komuna e Malishevës ka bërë të ditur se sot do të bëhet përurimi shkollës filllore në fshatin Berishë.

Mirëpo, vet kryetari  Begaj i cili është në përfundim të mandatit kishte thënë me 9 qershor të këtij viti se shkolla do të ishte e gatshme për mësim me 1 shtator.

E njëjta kishte ndodhur edhe me shkollën e fshatit Astrazup e cila u përurua dje ndonëse ishte paralajmëruar se do të ishte e gatshme me 1 shtator.

Mp ka gjetur në uebfaqen e komunës njoftimin në të cilin vet Begaj i shoqëruar nga Ahmet Morina drejtor i Urbanizmit kishte thënë se shkolla do të jetë e gatshme me 1 shtator.

Mp meson se arsyeja e vetme e kësaj vonese ishte që hapja e shkollës të shfrytëzohet për efekte zgjedhore diçka që Begaj vet e kishte akuzuar Kilajn gjatë vitit 2013.

 

Njoftimi nga komuna që shkolla në Berishë do të jetë e gatshme me 1 shtator.

https://kk.rks-gov.net/malisheve/Lajmet/Shkolla-ne-Berishe,-do-te-jete-e-gatshme-per-shtat.aspx

 

 

Fillimi i punimeve ne shkollen e fshatit Astrazup në mars të vitit 2016 e që ishte planifikuar të hapej më së voni në shtator të këtij viti