Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Pse s’po ju hetohet pasuria zyrtarëve të lartë në Kosovë? (Video) – Malisheva Press

Pse s’po ju hetohet pasuria zyrtarëve të lartë në Kosovë? (Video)

Hasan_Preteni

Agjencia Kundër Korrupsionit ka për obligim ta bëjë kontrollin e plotë të pasurisë të zyrtarëve të lartë publik, por ky verifikim është i pjesshëm.

Agjencia nuk mund të kontrollojë pasuritë që zyrtarët i kanë jashtë vendit, nuk e verifikon dot origjinën e pasurisë si dhe nuk ka qasje në xhirollogaritë bankare të zyrtarëve.

Për mosdeklarim ose deklarim të rrejshëm të pasurisë në bazë të të dhënave të Këshillit Gjyqësor të Kosovës është dënuar vetëm një zyrtar me burgim, raporton “Zëri”

Dënimet tjera kanë qenë minimale, kryesisht dënime me gjoba që sillen nga 200 deri në 1000 euro.

Hasan Preteni, drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsionit, ka thënë se ka disa kufizime ligjore, por edhe mangësi të kapaciteteve profesionale që e vështirësojnë ose pamundësojnë  kontrollin e plotë së pasurisë së zyrtarëve të lartë publik.

Ky institucion nuk ka asnjë kompetencë në verifikimin e origjinës pasurisë së deklaruar.

Po ashtu, AKK-ja nuk mund të ushtrojë asnjë verifikim të pasurisë që zyrtarët publik mund të kenë jashtë vendit edhe pse të tillë ka shumë.

Agjencia poashtu nuk ka qasje të drejtpërdrejtë në xhirollogaritë bankare të këtyre zyrtarëve edhe pse ligji për deklarim të pasurisë ia lejon  atë.

Nga 1 marsi ka filluar deklarimi i rregullt i pasurisë për të gjithë zyrtarët e lartë. Procedura është e njëjtë, dhe ligji e ka përcaktuar deklarimin e rregullt të pasurisë nga 1 marsi deri me 31 mars.

Sipas Pretenit, janë të obliguar të gjithë ata zyrtarë të lartë që në baza vjetore të bëjnë deklarimin e pasurisë.

Kurse Arton Demhasaj nga Organizata për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet- Çohu, ka thënë se te ky institucion ka munguar vullneti që të punoj më tepër sa i përket zbardhjes së prejardhjes së pasurisë së deklaruar.

Vetëm vitin e kaluar AKK ka ngritur rreth 90 kallëzime penale për mos deklarim pasurie ose deklarim të rrejshëm.

Në disa prej këtyre rasteve ka pasur edhe aktgjykime, në të cilat raste po merr pjesë edhe Agjencia Antikorrupsion.

Por, Preteni ka thënë se është i pa kënaqur me politiken ndëshkuese./Zëri/