Pse Malishevën duhet ta qeverisë Dr. Mursel Gashi?

Shkruan: Ruzhdi Sopaj

Në Malishevë në vitin 2013 kur Fatmir Limaj si viktime e PDK-së mundohej të arsyetohej para malishevasve se i ishte bërë e padrejte, ku premtonte demokraci transparence, investmie dhe qeverisje me duar të pastra, dhe ku qytetari i Malishevës nga dhimbja për të ja dha votën, sot sikur ka 1000 arsyes për të mos e mbështetur më. Nëse vetëm pak kthehemi në të kaluarën shohim gënjeshtrat që Fatmir Limaj i dha Malishevës e të cilat do i numëroj vetëm disa:

1. Fatmir Limaj tha se asnjëherë më nuk do të kthehej më PDK-në duke e akuzuar për krimin, korrupsionin e nepotizmin, ndërsa në rastin e pare për një zëvendëskryeministër fluturoj në krahun e Kadri Veselit; 2. Fatmir Limaj në 2013 tha se qytetaret e Malishevës do te jene të barabartë dhe IQM-ja ( me vonë NISMA) do punoj sipas profesionalizmit dhe meritokracise, ai gënjeu sepse i largoj 140 profesor nga puna për ti mbushur me militant partiak, avancoj njerëz të padijshëm vetëm se ishin servil të tyre dhe me e keqja të gjithë tenderët e Komunës i mori për vete nëpërmes Haxhi Shales e Enver Hotit. 3. Fatmir Limaj tha në 2013 se do të krijojë mundësinë që në Malisheve secili të këtë një vend pune dhe secilit do i kthehet prona e tij, ndërsa tani Malisheva është me e varfër ndërsa ka filluar edhe uzurpimin e pronave publike përmes militanteve të tij; 4. Fatmir Limaj i kërkoj partneritet LDK-së në Malisheve për të përballuar presionin brenda kuvendit që e kishte PDK dhe në fund e tradhtoj atë dhe largoj nga qeverisja;

5. Fatmir Limaj i shfrytëzoja qytetaret e Malishevës për të ju bashku LVV dhe për të sulmuar kuvendin e Kosovës dhe për të rrezuar PDK-në nga pushteti ndërsa natën beri marrëveshje më të për të ardhur në pushtet; 6. Fatmir Limaj betohej se do udhëhiqte me transparence ndërsa paret e komunës se Malishevës i shfrytëzoj për fushatat e tij dhe për të rritur bizneset e birit të tij; 7. Fatmir Limaj betohej se përmes meritokracise do të punësoj njerëzit, ndërsa sot neper ministri, ne kuvende dhe komune i ka punësuar vetëm akrabanë e tij dhe aske tjetër; 8. Fatmir Limaj thoshte se Malisheva do të këtë investime të mëdha kapitale dhe hapjen e se paku 4 fabrikave, ndërsa sot Malisheva është me e varfër dhe nuk ka asnjë investim ne fabrika; 9. Fatmir Limaj premtonte bursa për të gjithë studentet që meritojnë dhe kanë nevojë, ndërsa sot kanë bursa vetëm aktivistet e Nismës dhe servilet e tij. Mos e votoni Gënjeshtarin, biznesmenin dhe zhvatësin e Nismës sepse Qytetaret e Malishevës kanë dinjitet dhe nuk mund ta ulin veten në pozitën e manipuluesit nga Nisma. Dr. Mursel Gashi është e vetmja shprese për Malishevën dhe qytetaret e saj, pasi ka dinjitet, unitet dhe moral politik!