Protestuesit i vënë zjarrin kabinave të sportelit në rrugën e Kombit

Qytetarët janë të vendosur që të mos tërhiqen nga protesta kundër rrugës së Kombit.

Ata janë mbledhur ditën e sotme pranë gabinës ku bëhen pagesat për këtë rrugë.

Ata janë përleshur me policinë, ndërsa kanë carë rrethimin e tyre, duke shkuar deri tek gabina e pagesave të cilave u kanë vënë flakën.

Nga përplasja mes tyre ka pasur edhe tre të lënduar nga protestuesit. “U nisëm për protestë paqësore, por na provokuan”, thanë banorët.

“Policia ushtroi dhunë, prandaj arritëm në këtë shkallë se kemi qenë për protestë paqësore, ka përdorur shkopinj gome policia dhe iku puna, mbaroi çdo gjë. Jemi provokuar pa masë, sa filluam të mblidhet populli kanë gjuajtur me shkopinj gome”, tha një tjetër protestues i irrituar.

“Jo izolim. Nuk do të ikim nga këtu pa u hequr vendimi për të paguar taksën. Kemi marrë iniciativën për t’i dalë zot kësaj proteste. Këtu jemi mbledhur pa asnjë dallim politik. Kjo është një kërkesë e drejtë dhe jetike”, thanë protestuesit.

“Deri në vdekje”, janë shprehur protestuesit se do e vazhdojnë protestën. Ata kanë kerkuar perfaqesues te ministrise se Transporteve aty qe te degjoje ankesat e tyre.

Çdo kush që do të kalojë në rrugën e Kombit do të paguajë nga 5 euro deri në 44 euro. Vendosja e kësaj takse ka shkaktuar irritim të madh si në Kosovë po ashut edhe ne vendim tonë, duke u shprehur se pagesa është shumë e lartë.