Protesta ndaj Ramiz Lladrovcit, paralajmërohet bllokimi i rrugës Prishtinë-Pejë (Foto)

Në qytetin e Drenasit, përkatësisht tek objekti i komunës momentalisht është duke u mbajtur një protestë, për të shprehur pakënaqësi për rrugën Kroi i Mbretit në Polluzhë.

Qytetarët e dalë në protestë kanë thënë se pas një ore do e bllokojnë magjistralen Prishtinë-Pejë, në Korroticë, saktësisht tek Kroi i Mbretit.

Qytetarët ankohen se kryetari  i Drenasit ka marrë vendim pa pëlqimin e qytetarëve për ndërtimin e kësaj rruge, për të cilën ishte thënë fillimisht se do i binte nga Komorani e jo nga Kroi i Mbretit.

Sipas qytetarëve, Lladrovci po e dërgon rrugën kah arat e veta.

Pakënaqësitë e qytetarëve iu shprehën të parit të Drenasit gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e 22 tetorit, të cilët po e akuzojnë se e ka ndërprerë punimet në rrugë, vetëm për t’i ra nga parcelat e tij.

Në protestë shihen njësitet policore, të cilat po përkujdesen për mbajtjen e rendit./Indeksonline/