Prokuroria konfirmon se Zejnepe Bytyçi-Berisha ishte therë 10 herë me thikë

zejnepeGjykata Themelore e Prizrenit të hënën ka njoftuar se ndaj të pandehurit Nebih Berisha, nga Suhareka, që dyshohet për vrasjen e bashkëshortes së tij, Zejnepe Bytyçi-Berisha, dhe lëndimin e vajzës së tyre të mitur, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Zëdhënësja e kësaj gjykate, Afërdita Kicaj, ka bërë të ditur se kjo masë është caktuar nga gjyqtarja e procedurës paraprake për shkak të dyshimit se i pandehuri ka kryer veprën penale të vrasjes së rëndë, shkruan sot “Koha Ditore”.

“I pandehuri do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një muaji… Ai dyshohet për shkelje të Kodit Penal, se me datën 23.10.2015, rreth orës 21:25 minuta, në Suharekë, në shtëpinë e tij familjare, pas një mosmarrëveshjeje paraprake, me dashje ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, e cila vepër është kryer në prezencë të fëmijës së mitur, së cilës i shkakton lëndime trupore”, ka thënë Kicaj… (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)