Prokurimi Publik në kolaps, ministri Hoti kërcënon drejtorin e AQP-së (Dokument)

avdullah-hoti
Ndryshimi dhe amendamentimi i Ligjit të Prokurimit Publik ka sjellë paqartësi për Agjencinë Qendrore të Prokurimit (AQP) që është në kuadër të Ministrisë së Financave, por edhe për subjektet që varen nga furnizimet me material zyrtar në kuadër të institucioneve shtetërore.
Më ligjin e vjetër të Prokurimit Publik, çdo kontratë e prokurimit duhej të nënshkruhej në fund edhe nga Ministri i Financave, mirëpo që nga hyrja në fuqi e ligjit të ri, kjo e drejt i është hequr ministrit, raporton lajmi.net.

Mirëpo, edhe pas ndryshimit të ligjit, mbeten paqartësi në relacionin ndemjet AQP-së dhe Ministrisë së Financave, respektivisht ministrit Avdullah Hoti.

Lajmi.net merr vesh se konfuzioni është shkaktuar tek ato kontrata furnizuese me material për institucione që janë dhënë para ndryshimit të ligjit, mirëpo që zbatueshmëria e tyre ka filluar pas ndryshimit të ligjit.

Mosnënshtrimi i kontratave ka bërë që ministri Avdullah Hoti t’i bëjë presion dhe ta kërcënojë Mursel Rracajn, drejtor i Agjencisë Qendrore të Prokurimit (AQP) që t’i nënshkruaj tri kontrata milionëshe për furnizim me material për institucione.

Në një dokument të siguruar nga lajmi.net, ministri Hoti i kërkon Rracajt që t’i nënshkruaj këto kontrata, në të kundërtën do të mbajë përgjegjësi.

LEXO:  Hoti shkel ligjet për shërbyesit civil

Bëhet fjalë për tri kontrata. “Në kuadër të angazhimit institucional për tejkalimin e problemeve të natyrës formale me pasojë të tejkalimit të afateve për nënshkrimin e kontratave për prokurimet e centralizuara me operatorët ekonomik tashmë të përzgjedhur për: Furnizimi me material zyrtar, furnizim me bileta të transportit ajror dhe furnizim me goma për automjete.

13576553_10157117969320301_1124642161_n13579009_10157117969800301_488626122_n

Po ashtu në këtë letër të ministrit, ai thirret në paragrafët dhe nenit e ligjit të ndryshuar, që sipas tij, i lejon Rracajt nënshkrimin e kontratave.

Në anën tjetër, lajmi.net po ashtu merr vesh që edhe ato institucione qe kanë pranuar kontratat në formatin e vjetër, pra kontratat që duheshin të firmoseshin edhe nga ministri, kanë hezituar implementimin e tyre.

“Janë mbi 10 institucione që ju kanë drejtuar Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) për intepremtim të nenit 26 të paragrafit të dytë të Ligjit për Prokurim Publik”, bëjnë të ditur burime të Lajmi.net.

Po ashtu këtu burime thonë se KRPP-ja pritet që këto kontrata t’i shpall të pazbatueshme. /Lajmi.net/