Projekti i dështuar i kanalizimit, kërcënim për shëndetin e banorëve të Turjakës (Foto)

Ujërat e zeza që po derdhën mbi sipërfaqen e tokës bujqësore po ua rrezikojnë seriozisht shëndetin e banorëve të fshatit Turjakë. Në redaksinë e Malishevapress,një lexues i yni ka dërguar disa fotografi, ku shihet gjendje e tmerrshme e ujërave të zeza që kanë filluar të përmbysin hapësira të tokave bujqësore. Po ashtu, nga burimet tona nga fshati Turjakë, merret vesh se “ky problem me kanalizim ka ardhur si pasojë e devijimit të rrjetit të kanalizimit pasi që hapja e kanaleve nuk ka ndodhur ashtu siç ishte projektuar, për shkak se më herët ishte paraparë në projekt plan tjetër kah duhet të hapej kanali. Mirëpo projekti kishte devijuar për shkak të presionit të njërit nga zyrtarët e Nismës, nëpër pronën e të cilit do duhej të shtrihej rrjeti i kanalizimit. Ky devijim ka shkaktuar dështimin e rrjetit që tashmë po derdhet mbi sipërfaqen tokësore dhe po ashtu ka ndotur edhe kroin e fshatit që deri në këtë periudhë ishte përdorur edhe për ujë të pijes.