Projekti i dështuar bënë që reshjet ta përmbysin fushën e sportit në fshatin Drenoc (Foto)

Investimet e bëra shkel e shko dhe pa projekt dhe pa u përfillur kriteret e ndërtimit, çdo ditë e më shumë po bëjnë që të dalin në pah projektet e dështuara të qeverisjes komunale në Malishevë. rasti i fundit është fusha e sportit e ndërtuar në fshatin Drenoc, tek shkolla fillore “Visar Krasniqi”. Kanë mjaftuar reshjet e fundit për ta përmbytur të tërën në ujë dhe për të shpërfaqur edhe njëherë qasjen e gabuar të investimeve të cilën e praktikon qeverisja Begaj në Malishevë.