Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
PROFESORI I UP-SË, SEFER AVDIAJ, PËRFITUES I BURSËS FULBRIGHT – Malisheva Press

PROFESORI I UP-SË, SEFER AVDIAJ, PËRFITUES I BURSËS FULBRIGHT

Sefer Avdiaj, profesori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, gjegjësisht ligjërues në Departamentin e Fizikës në Fakultetin e Shkencave Matematike – Natyrore është përfitues i bursës fulbright.

Projekti hulumtues i Profesorit Avdiaj me të cilin është përfitues i bursës, do të kryhet në National Institute of Standard and Technology (NIST) Washington-USA dhe do të jetë i fokusuar në matjen e shtypjeve të ulëta duke përdorë dritën laserike dhe shpërhapjen e dritës në gazin e caktuar.

Kontributi i z. Avdiajt, së bashku me stafin e NIST-it, do të jetë dizajnimi i aparaturës së re dhe përdorimi i eksperimenteve laboratorike me qellim të validimit të dizajnit dhe metodës së re në krahasim me metodat primare ekzistuese. Ky projekt do mundësojë që standardet e presionit të saktësisë së lartë të jenë gjerësisht të disponueshëm dhe gjithashtu do të ndihmojë proceset industriale, kërkimet shkencore dhe sigurinë aeronautike.

Aktualisht, NIST është i vetmi vend në botë në të cilin është duke punuar me këtë teknologji. Përveç kësaj NIST ka të vetmin standard të aftë për matje në këtë rang me saktësi të lartë me anë të të cilit do të bëhet verifikimi i performancës së FLOC./malishevapost.net