Profesor Qorrolli: Shteti i Korruptuar është pengesa kryesore për librealizimin e vizave

Vigan_Qorrolli

Profesori i së drejtës ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Vigan Qorrolli ka folur për Korrupsionin, dukuri kjo negative e cila po e ‘zabton’ shtetin në terësi.
Gjithashtu ai tha se prania e Korrupsionit në organet e shtetit është pikërisht pengesa kryesore e moslibrealizimit të vizave.

Korrupsioni në Kosovë e ka një model e që sipas Qorrollit, ky model është “shtetror, ngaqe a më së shumti është prezent në shtet”, raporton gazetablic.com

Strategjitë e përdorur për luftimi të kësaj dokurie s’janë të mjaftushme deklaron Profesori.

“Në konktestin e krizes ekonomike që e ka Kosova, strategjitë për të luftuar korrupsionin nuk janë të mjaftushme“, tha ai

Po ashtu zero toleranca ndaj kësaj dokurie negative është e pamundur sipas Qorrollit pasi që institucionet e Kosovës, këshilli kundër Korrupsionit i Presidentës dhe as prokuroria e Gjyqësoni nuk kanë vullnet politik e ligjor, vlerëson ai.

“Me që parë hollë e hollë të gjithë zyrtarët e lartë shtetëror në Kosovë bijnë në kategorinë e konfliktit të interesit dhe monopolizimit të jetës publike e institucionale”, tha Vigan Qorrolli. (Gazeta Blic)