Pritje me orë të tëra në Aeroportin ”Adem Jashari” të Prishtinës (foto)

Ishte planifikuar të nisej në orën 5:30 të mëngjesit por nga kompania dhe autoritetet e aeroportit i’u është thënë se fluturimi me aeroplan do të ndodhë sot dikur nga ora 15:30 e më vonë pra me shumë se  10 orë vonesë.

Kjo i ka ndodhur sot udhëtarëve që planifikonin të niseshin nga Prishtina për në Stamboll.

Këtë e ka bërë të ditur Esat Krasniqi pasagjer i cili ka postuar fotografi dhe ka shprehur pakënaqësinë e tij me këtë vonesë të stërzgjatur.