Presione të Serbisë kundër Kosovës në Bruksel

isa_aleksanderKryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq, me ekipin vet, kanë intensifikuar aktivitetet diplomatike në mënyrë që Bashkimi Evropian të reagojë për atë që Beogradi e quan shkelje e Marrëveshjes së Brukselit nga ana e Prishtinës.

Sipas një bashkëbiseduesi nga Qeveria e Serbisë të cilin gazeta serbe “Blic” nuk e prezanton, braktisja e dialogut të Brukselit nuk është opsion, Beogradi mbetet i përkushtuar ndaj dialogut, por “insiston që edhe të tjerët të përmbarojnë atë për të cilën janë detyruar”, transmeton Koha.net.

Në ndërkohë, Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë me në krye Marko Gjuriqin, ka vazhduar të punojë në hartimin e projektstatutit të AKS-së, i cili, sipas Marrëveshjes së Brukselit, duhet të përfundojë më 25 dhjetor.

“Jemi në kontakte të vazhdueshme me zyrtarë në Bruksel dhe me përfaqësues të BE-së në Serbi, sepse presim që ata të reagojnë në vendimin e Prishtinës për suspendim të AKS-së dhe ta ftojnë kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa në Bruksel për të sqaruar këto veprime”, ka thënë burim i kësaj gazete.

Në pyetjen se a do të shkojë delegacionin serb në biseda të tjera “derisa Prishtina e ka bllokuar AKS-në”, burimi është përgjigjur se “tash për tash nuk është caktuar asnjë rund negociatash dhe se që pritet se do të caktohet ndonjë rund derisa kjo të vazhdojë”.