Presidentja nga Prekazi e premton ushtrinë

Presidentja, prekazPresidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka vizituar Kazermën ”Adem Jashari”, të Forcës së Sigurisë për nderë të “ Ditës së Forcës”, ku tha se shumë shpejt do të krijohen Forcat e Armatosura të Kosovës.
Jahjaga tha se FSK është e përgatitur për të qenë një Forcë e Armatosur e Kosovës dhe për t’u integruar në NATO.

Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama tha se parakalimi i sotëm tregon se FSK është e gatshme për t’u bërë ushtri.

Kurse, ambasadori i Britanisë, Ruairi O’Connelli ka thënë se FSK është institucioni më i rëndësishëm që ka Kosova.

Forca e Sigurisë së Kosovës për nderë të “ Ditës së Forcës”, ka hapur dyert për qytetarët të cilët mund t’i vizitojnë repartet e FSK-së dhe të shohin nga afër jetën dhe punën e ushtarëve të Republikës së Kosovës. Aktivitetet qendrore u zhvilluan në Kazermën “Adem Jashari’’ në Prishtinë, ku vizitorët patën mundësi të shohin demonstrime, makineri, si dhe aktivitete të ndryshme që dëshmojnë kapacitetet e FSK-së.