Presidenti përfshihet në fushatë, merr pjesë në një tubim të asambleistit të PDK’së (Foto)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është përfshirë në fushatë në Prizren. Ai, bashkë me Sami Lushtakun, ka vizituar familjen e Xhemshit Krasniqit.

Krasniqi është dënuar për krime lufte me 8 vjet burgim. Djali i Xhemshitit, Kastriot Krasniqi, në mandatin e kaluar ka qenë Shef i Grupit të PDK-së në Kuvendin e Prizrenit.

Ai, edhe në këto zgjedhje është në listën zgjedhore të PDK-së. /PrizrenPress.com/