Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Presheva e mbushur me refugjatë, kamp edhe në Miratoc – Malisheva Press

Presheva e mbushur me refugjatë, kamp edhe në Miratoc

presheva-refugjatetRefugjatë nga Greqia e Maqedonia po e vazhdojnë fluksin e largimit për drejt Perëndimit përmes Serbisë.

Stacioni i parë i tyre, pas kalimit të kufirit në Tabanoc, ndërmjet Maqedonisë e Serbisë, është Presheva.

Në Preshevë, vetëm që nga mbrëmë kanë arritur mbi 2 mijë refugjatë, kryesisht të Lindjes së Mesme por edhe nga Afrika.

Aty ata, pas pajisej me dokumente përkatëse vazhdojnë rrugën për në veri të Serbisë prej shikojnë dhe shfrytëzojnë mundësitë për të vazhduar rrugën drejt vendeve perëndimore.

Autoritete të Serbisë, siç kanë thënë, për shkak fluksit ë madh të refugjatëve, transmeton Koha.net, kanë vendosur që një kamp shtesë ta ndërtojnë edhe në fshatin Miratoc.

Në këto dy vendbanime me shumicë shqiptare, ushtria dhe policia serbe, me personel shëndetësor po përkujdesen për këta refugjatë.

Në ndërkohë, ndërmjet Serbisë e Maqedonisë po vazhdon lufta e tërthortë me fjalë “se kush është më mikpritës” i refugjatëve.