Pranvera fillon me Borë

Inistituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë kësaj jave kur edhe nis pranvera do të ketë ulje të temperaturave dhe reshje shiu e bore.

“Vendi ynë mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik. Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot  me vranësira dhe fillimisht me reshje shiu të  intensitetit mesatar der në intensive të cilat në ditët në vijim, parashihen që reshjet të jenë në formë dëbore. Këto masa me origjinë polare të cilat kanë përfshirë europën perëndimore, dalë ngadalë do të shtrihen edhe mbi vendin tonë, duke krijuar kushte që fillimi i stinës së pranverës të jetë me reshje shiu dhe bore”.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 2 gradë , kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 4-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi mesatare deri 8m/s”, bën me dije IHMK.