Portugalia bën historinë, është më e mira e Evropës [video]

portugalia-kampione

Atë që nuk e bëri në shtëpi në vitin 2004 e bëri në Francë, ku mposhti pikërisht nikoqirin në finalen e garës më të madhe evropiane të futbollit.

Portugalia është kampioni i ri i Evropës e udhëhequr nga Cristiano Ronaldo ka arritur të shpallet kampion i Evropës, pasi në finale e mposhti nikoqirin Francën me rezultat minimal prej 1-0, raporton Koha.net.

Në një ndeshje dramatike të zhvilluar në Stade de France golin e fitores për portugezët e shënoi Eder.

Portugalia nuk e filloi mirë takimin, pasi qysh në minutën e 25 mbeti pa lojtarin kryesor të skuadrës, Cristiano Ronaldos, i cili u lëndua nga një ndërhyrje e Dimitri Payet. Në vend të tij hyri Quaresma.

Në këtë takim asnjëra skuadër nuk arriti të gjejë rrugën e golit në kohën e rregullt përkundër rasteve shumë të mira. Por, atë që nuk e bënë në kohën e rregullt e bëri Eder në vazhdime në minutën e 109.

Portugalia për herë të parë është kampion i Evropës.