Policia s’po falë askë, ja sa gjoba janë dhënë për 24 orë?

Policia e Kosovës po tregohet strikte sa i përket shkeljes së rregullave të komunikacionit nga shoferët.

Kështu vetëm në 24 orët e fundit, policia rrugore ka shqiptuar 1149 tiketa trafiku për kundërvajtësit, transmeton Indeksonline.

Aplikimi i këtyre gjobave ka filluar nga 1 janari i këtij viti. Zyrtarët policor kanë thënë ditë më parë se qëllimi për zbatimin e ligjit të ri për trafikun rrugor është krijimi i një sigurie më të madhe në trafik. /Indeksonline/