Policia sllavo-maqedonase vazhdon torturimin e të burgosurve të betejës së Kumanovës

kumanova-620x330Tre dëshmitarë të mbrojtur kanë dëshmuar të enjten, në vazhdimin e seancës gjyqësore për rastin e Kumanovës.

Avokatët mbrojtës janë ankuar përsëri në sjelljen e “specijallcave” të policisë ndaj klientëve të tyre. Dhuna ka vazhduar edhe pas seancës së 16 qershorit, deri sa policia i ka kthyer të akuzuarit në burg, por edhe të enjten deri sa i kanë sjellë në seancën e radhës gjyqësore. Avokatët mendojnë se policia është e inkurajuar nga mosmarrja e masave prej organeve kompetente për t’i dënuar dhunën që ushtrojnë, prandaj vazhdimisht ashpërsojnë metodat e dhunës.

“Prej klientëve që i mbroj unë nga dhuna ëhstë ankuar Musadik Pajaziti. E kanë rrahuar, e kanë përplasur për toke, madje edhe kokën ja kanë përplasur për muri. Për fat të keq po vazhdon dhuna që nuk lejohet në bazë të asnjë konvente ndërkombëtare”, deklaroi për “Lajm”, avokatja Artene Sadiku.

Nuk kanë kaluar aspak më mirë as pjesëtarët e grupit që mbrohen nga avokati Naser Raufi.

“Prapë e kanë maltretuar Demë Shehun, Andi Krasniqin-Malishevën dhe Shefqet Hallaçin. Malishevën e kanë maltretuar më 16 qershor, ditën kur i kanë kthyer në burg, kurse Shehun dhe Hallaçin sot duke i sjellë në seancë gjyqësore. Ua kanë vendosur revolen në kokë, i kanë shtrirë për toke, i kanë rrahur pa kurrfarë arsye me duar të lidhura”, deklaroi të enjten për “Lajm”, avokati Raufi.

Procesi gjyqësor kundër Grupit të Kumanovës do të vazhdojë me intensitet të shtuar gjatë muajit korrik, për kur janë paraparë pesë seanca gjyqësore, kurse më pas do të ketë pauzë për shkak të pushimeve vjetore.

Pas bashkimit të dy lëndëve, të akuzuarve për logjistikë dhe atyre për terrorizëm, numri i të akuzuarve mbërriti në 37, me çka gjykimi Ϯlloi nga e para. Seanca djeshme u zhvillua në sallën e Gjykatës supreme. Edhe 6 seanca të tjera me dëshmitarë të mbrojtur do të vazhdojnë në sallën e njejtë për shkak të numrit të madh të akuzuarve.

Në ngjarjet e Kumanovës gjatë përleshjeve dy ditore mbetën vrarë 8 policë, 10 pjesëtar të grupit të armatosur. Shumë qytetarë mbetën pa pronat e tyre për shkak se aksioni shkatërroi shumë shtëpi dhe shumë banorë të kësaj lagjeje i la mbi kulm mbi kokë. (r.l.)

Raufi: Nëse vazhdon dhuna, do të bojkotojmë seancat

Avokati Naser Raufi paralajëmron se në rast se nuk ndërpritet dhuna ndaj pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës, që vazhdimisht po e ushtron policia maqedonase, do të shqyrtohet mundësia për bojkotim të seancave gjyqësore në shenjë revolte për mospërfilljen e kërkesave që të dënohen policët që ushtrojnë dhunë.

“Këshilli Gjyqësor është fajtori kryesor. Ata mbajnë përgjegjësi për transferimin e të burgosurve nga burgu në gjykatë dhe anasjelltas. Ne, me të vërtetë nuk kemi çka të bëjmë tjetër, vetëm se ta bojkotojmë procesin. Nuk është marrë parasysh deri sot asnjë ankesë që kemi bë ndaj dhunës policore”, thotë Raufi.