Policia nuk mundi t’ia lirojë rrugën ministrit Hoti për në veri

bllokada_jarinje

Ministri i Financave, Avdullah Hoti vendosi të mërkurën që nga pika kufitare në Jarinje të prezantojë vendimin për dhënien e 40 mijë eurove për luftim të kontrabandës, por një gjë e tillë nuk u realizua, raporton KTV.

Një grup i qytetarëve serbë kishin vendosur bllokadë në Zveçan të cilët pamundësuan vizitën e ministritë në Jarinjë, transmeton Koha.net.

Pavarësisht diskutimeve mes ministrit, policia nuk ishte e gatshme që të ndërmerrte asnjë hap për lirimin e rrugës. Kjo bëri që vetë serbët lokal të nisnin përqeshjen me forcat e sigurisë, madje duke mos i marrë fare parasysh ata.

Pritjet për të realizuar qëllimin për në Jarinje u bënë të kota edhe pas pritjes 15 minutëshe në rrugën që të dërgon tek fshatrat shqiptare në veri rezultuan të kota dhe ministri bashkë me drejtorin e Doganave, stafin e tyre përcjellës dhe mediet u kthyen mbrapsht për në jug të Mitrovicës.