Policia kufitare e Malit të Zi ndal tre kosovarë në Rugovë [video]

kufiriNdonëse demarkacioni me Malin e Zi nuk është ratifikuar ende në Kuvendin e Kosovës, si duket ai ka nisur të zbatohet.

Kështu së paku sipas tre personave, që të dielën e 30 gushtit ishin duke pedaluar me biçikleta në fshatin Kuçishtë të Rugovës. Ata kanë incizuar gjithë udhëtimin e tyre, e në video shihet edhe momenti kur ata ndalohen nga tre policë kufitarë të Malit të Zi.

Ata kanë postuar edhe një foto me hartë ku thonë se është pika në të cilën u ndaluan nga policia kufitare malazeze.

Ata thonë se janë ndaluar nga policia kufitare e Malit të Zi në Kuçishtë –Rugovë.

“Grupi prej tre MTB duke pedaluar në Rugovë ndalohet prej policisë kufitare malazeze që patrullon në territorin e Kosovës respektivisht Rugovë. Kliko linkun për lokacionin ku na kanë ndaluar si rrjedhojë na detyruan të kthehemi prapa”, i ka thënë ai portalit Koha.net, bashkë me videon të cilën mund ta shihni duke klikuar këtu