Policia konfiskon armë dhe substancë narkotike në një autobus ekskursioni

Dje në Gllogoc, më saktësisht në fshatin Arllat, policia e Kosovës ka ndaluar një autobus.

Në raportin policor thuhet se policia fillimisht kishte marrë informata për këtë, më pas ka dalë në një pikë kontrolli.

Me këtë rast, ka ndalur autobusin i cili po transportonte nxënës në një ekskursion.

Gjatë kontrolli të nxënësve, tek 3 prej tyre, dy shqiptar dhe një ashkali janë gjetur 3 thika, një boks metali dhe sasi e vogël e substancës narkotike.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.